21-09-2024

Prizren: Policia me aktivitet sensibilizues për fëmijë

Policia në Prizren, ka realizuar një aktivitet sensibilizues për më të vegjëlit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në Sheshin e Lidhjes, zyrtarë policor kanë realizuar një aktivitet sensibiluzes për fëmijë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre.

Mbikqyrësi i njësisë së trafikut, Nuredin Begolli, tha se në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që kemi si polici, sot po shpërndaj fletëpalosje dhe po ekspozojmë disa nga pajisjet tona para fëmijëve dhe para qytetarëve, për t’i njoftuar ata më punën tone.

Ai tha se aktiviteti i sotëm i kushtohet fëmijëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre, ndërsa nuk i përjashton edhe më të moshuarit për t’i inkurajuar ata që të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Pjesë e këtij aktiviteti, ishin nëjsia patrulluese dhe ajo e biçiklistave të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, të cilët shumë fëmijëve por edhe qytetarëve, iu kanë shpërndarë fletëpalosje vetëdijesuese./tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.