Prizren: Policia ndërmerr aksion kontrolli ndaj të rinjve nëpër autobus
Policia rajonale e Prizrenit ka ndërmarrë një aksioni për kontrollimin e autobusëve nga ana e policisë në rajonin e Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Aksioni është realizuar një ditë më parë nga një plan-taktik-kontrollimi i autobusëve dhe të rinjve, në disa lokacione të Prizrenit.
Zyrtari për informim rajonal në Prizren, Vesel Gashi, ka thënë se kontrollimi ka nisur në orët e mëngjesit në disa autobusë të firmave dhe relacioneve të ndryshme, ndërsa kjo është bërë për të krijuar një ambient sa më të sigurt.
“Me këtë rast janë gjetur boksa të hekurt, thika, por numri i tyre nuk është i madh”, ka thënë ai.
Me gjasë, aksioni është ndërmarrë pasi Policia në Suharekë, në fillim të kësaj jave pas një aktiviteti hetimor, ka identifikuar dy persona, njëri prej të cilëve i mitur për përfshirje në veprat penale: posedim të paautorizuar të armëve ose shitje e paautorizuar e tyre apo materieve plasëse.
Policia me këtë rast ka arrestuar të dyshuarit: F.G. dhe SH.M, ndërsa si prova materiale tek i mituri, policia ka gjetur dhe sekuestruar: dy pistoleta, dy karikatorë dhe dy fishekë.
Megjithatë, edhe më parë, policia në rajonin e Prizrenit ka ndërmarrë aksione të tilla kontrolli të të rinjve nëpër autobus./GazetaePrizrenit.net/