25-04-2024

Sot bëhet varrimi i të aksidentuarit në Hungari nga Hasi, Beg Morina

Pas kryerjes së procedurave të nevojshme në Hungari, i aksidentuari Beg Morina që vdiq si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e të hënës afër Budapestit të Hungarisë, do të varroset sot në vendlindjen e tij në Kushnin të Hasit, në orën 14:00, kanë njoftuar familjarët, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ndërkohë, që po bëhen hetimet rreth aksidentit fatal, ku vdiq një e u lënduan dy persona nga rajoni i Prizrenit, njoftohet se Policia hungareze jozyrtarisht ka edhe informacionin se viktima nuk ishte duke vozitur, por ishte ulur në vendin e pasagjerit.

Rezultate imazhesh për varrimi i beg morines

Megjithatë, nga xhirimi i mbetur “live” në “facebook” dhe nga hetimet përmbyllëse pritet të zbardhet e vërteta.

Në pamjet e kanalit televiziv hungarez shihet vendi i aksidentit fatal dhe vetura “Mercedes”, në të cilën humbi jetën Morina, ndërsa u lënduan dy persona të tjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.