03-12-2024

Prizren: Policia zbaton 50 urdhëresa të gjykatave për vepra penale të ndryshme

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, njoftoi se ka zbatuar 50 urdhëresa gjyqësore për vepra të ndryshme penale gjatë periudhës nga 24 qershori deri më 28 qershor 2024, sipas planit të saj operativ për realizimin e urdhëresave të Gjykatave Themelore, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Policia njofton se do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me ekzekutimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Policia e Prizrenit shpreh falënderim ndaj qytetarëve për bashkëpunimin e tyre dhe bën thirrje që të vazhdojnë të informojnë për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose përmes numrit të telefonit 192 dhe 029 244 355. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.