24-11-2024

Prizren: Pritet “ringjallja” e rrugës “Marin Barleti” në qendrën e qytetit

Njëra nga rrugët e qendrës së Prizrenit, ajo “Marin Barleti”, së shpejti pritet të shndërrohet në lokacion tërheqës për qytetarë e vizitorë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Rruga që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit ka nisur të revitalizohet vitin e kaluar, ndërsa sivjet pritet të përfundojë restaurimi i disa shtëpive.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe Camogli

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se pas përfundimit të të gjitha punëve në vitin 2025, përfshi rehabilitimin e infrastrukturës nëntokësore, “Marin Barleti” do të jetë rrugë model se si duhen trajtuar vlerat historike në shkallë të gjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.