03-05-2024

Prizren: Liria prezanton kryetrajnerin e ri dhe rikthimin e një futbollisti

KF Liria e Prizrenit, sot ka prezantuar kryetrajnerin e ri që do ta drejtojë skuadrën, në stinorin pranveror, raporton Gazeta e Prizrenit.

 Ai është turku Ali Gunes, i cili sipas njoftimit sot ka qenë prezent në stërvitjen e FC Liria.

Ky është trajneri i dytë turk brenda këtij edicioni, pas Nedim Ygit, që u shkarkua në vjeshtë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Në njoftim ndër të thuhet:  Me angazhimin e trajnerit Gunes si dhe përforcimet e bëra, do të luftojmë shumë për të mbet në Superligë. Brenda disa ditësh, priten edhe tre përforcime cilësore. Gunes ka kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve, për të arrit qëllimin.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Klubi po ashtu njoftoi edhe për rikthimin e futbollistit Enis Gavazaj, i dalë nga Akademia e Lirisë.

Referuar njoftimit ai bëri karrierë fillimisht me Prishtinën, Skenderbeun , duke arritur edhe deri te Kombëtarja A, luajti në Belgjikë, Çeki e Rusi. Vitet e fundit edhe në Maqedonin Veriore, për tu kthyer në Kosovë tek Prishtina e Drenica. / Gazeta e Prizrenit /

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.