23-11-2024

Prizren: Prokurori Shala e Balla zotohen për bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka pritur në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë, kryesuar nga Kryetari i këtij këshilli Alfred Balla.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë ndërmjet dy vendeve.  Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime dhe eksperienca për të dyja sistemet respektive të prokurorive në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeprokurori Shala i njoftoi të pranishmit me organizimin dhe funksionimin
kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët, sfidat si dhe synimet e kësaj
prokurorie.

Po ashtu, Balla gjatë këtij takimi ka prezantuar të arriturat dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri,

Në fund të takimit drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira institucionale të vendosura prej vitesh, dhe u zotuan për bashkëpunim të
mëtutjeshëm në fushën e drejtësisë, njoftoi Prokuroria e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.