24-11-2024

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuza kundër 13 personave

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale ,raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fajdeja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikiotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Asnjë koment

Comments are closed.