19-05-2024

Prizren: Prokuroria ngriti aktakuza kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 67 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 11 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 11 personave, dhe një (1), kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër
njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të

pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të

paautoriuzuar të armëve” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.