26-04-2024

Prizren: Protestë e gjahtarëve, drejtori i bujqësisë përgjigjet rreth kërkesave të tyre

Dhjetëra gjahtarë prizrenas, të enjten kanë organziuar një protestë para objektit të Kuvendit Komunal. Sedat Krasniqi sekretar i SHGJ ” Sharri” dhe Azmir Miftari nga SHGJ ” Bistrica- Zhupa” , thanë se qëllimi i kësaj proteste është që të shprehim pakënaqësitë tona për shkak të mos zbatimit të Ligjit për Gjuetinë dhe hapjen e sezonit të gjuetisë në Kosovë.

Ata thanë se po iu bëhet padrejtësi, pasi janë gardianë të vetëm në një formë të natyres, dhe në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre për zbatim të këtij Ligji, do të marrin edhe masa tjera juridike, raportoi televizioni i Prizrenit.

Në anën tjetër, drejtori i Bujqësisë në Prizren, Agron Limani, ldhur me shqetësimet e gjahtarëve tha se, Ministria e Bujqësisë, ditë më parë ka marrë vendim që të lejohet gjuetia në ato komuna ku është e rregulluar çështja e menaxhimit të vendgjahishteve. Komuna jonë nuk i plotëson ende kriteret e kërkuara për dhënien në menaxhim të këtyre vendgjahishteve, deri te plotësohen kriteret për një gjë të tillë, gjendja do të mbetet e njëjtë, theksoi ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti

Drejtori Limani, tha se shoqatat e gjahtarëve duhet ta kenë parasysh faktin se komuna i zbaton vetëm vendimet që në këtë rast janë në kompetenca të instancave më të larta shtetërore. Gjahtarët e pakënaqur për një kohë qëndruan para hyrjes së objektit të Kuvendit Komunal, duke shprehur pakënaqësitë e tyre me mjete të ndryshme, porgjithçka kaloi qetë dhe ata më pas u shpërndanë.

Asnjë koment

Comments are closed.