27-04-2024

Prizren: Punimet, shkak i mbylljes për qarkullim i “transitit”

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nesër do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen Arbanë”.

Në një komunikatë për medie, thuhet se me këtë rast rruga “Transiti”, që lidhë lagjen “Arbanë” me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës, do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve.

Punimet do të vazhdojnë për 5 ditë, transmeton Gazeta e Peizrenit

Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni aksin e rrugës ku do të zhvillohen punimet, si dhe rrugët alternative që do mund të shfrytëzohen.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.