19-05-2024

Prizren: Qytetarët vetë mbushin gropat në rrugë

Kjo pamje është nga rrugën “Lekë Matranga”, afër udhëkryqit te hyrja e vjetër e Spitalit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Në foton e dërguar nga një lexues i portalit, thuhet se gropa e hapur është mbushur nga banorët, derisa shihet sinjalistika me mjete rrethanore.

Kjo rrugë që të çon në qendrën e qytetit “Shatërvan”, ( nga rreth-rrotullimi i Spitalit e deri te Qafa e Kishës) është nga më të frekuentuarat brenda qytetit, por ka shumë gropa.

Ditë më parë “Gazeta e Prizrenit” ka publikuar foto për gjendjen e saj, ndërsa mund të quhet si rruga me gropa.

Një pamje të ngjashme, ku qytetarët kanë ndërhyrë për ta mbushur gropën në rr. “Alush Kryeziu” në Prizren, ditë më parë e ka publikuar edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame – Prizren, Besim Berisha.

“Vetëmenaxhim/vetëqeverisje”, ka shkruar ai bashkë me postimin në profilin e tij në “facebook”:

Asnjë koment

Comments are closed.