Prizren/ Reagon kuvendarja Dafina Alishani: Ekipi i Shaqir Totajt po keqpërdor për “qejf” veturat zyrtare
Asambleistja e LVV-së në Prizren, Dafina Alishani ka reaguar ndaj siç ka shkruar shfrytëzimit të veturave zyrtare “për qejf”e jashtë orarit, duke vlerësuar dhe kjo përbën keqpërdorim të parasë publike.
Ajo këtë e ka shkruar në “facebook”, ndërsa kryetari i Komunës, Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë është parë sonte në sallën e sporteve në Prizren, për të përcjellë ndeshjen Bashkimi-Ylli, raporton Gazeta e Prizrenit.
Reagimi i plotë i Alishanit:
Njeriu lojën e klubit të qytetit shkon e shikon për qefi dhe për përkrahje.Por ja që ekzekutivi i Shaqirit edhe në vikende edhe jashtë orarit edhe në qef i shfrytëzojnë veturat zyrtare.
Kjo nuk është përkrahje, është keqpërdorim i parasë publike për qef