25-04-2024

Prizren: Rinia e LDK-së me aksion kundër “shitjes” së vendeve të punës nga qeverisja e Shaqir Totajt

Sot, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, zhvilloi një aksion simbolik për një fenomen mjaftë shqetësues në komunën e Prizrenit.
Me këtë rast në rrethojat e “Kuvendit Komunal – (“Shtëpisë së Bardhë”), ku edhe ndodhet selia e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, ka vendosur pankarta me mbishkrime.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Dega e LDK-së në Prizren ka pranuar informata se për një vend pune janë kërkuar mijëra euro nga sekserë që i shërbejnë qeverisjes komunale në Prizren. Prej asaj që është deponuar në organet e rendit një barnatore në lagjen Tusuz ka shërbyer si pikë që të kryhen këto shitje të vendeve të punës. Për këtë arsye kemi vendosur që tash e tutje Kuvendin Komunal ta quajmë “SHAQAFARM” , ndërsa produkti që mund ta bleni me çmim rekord prej 7000 euro “SHAQAMICIN” i cili zgjidh në kohë rekorde problemet e punësimit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
LDK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë rënë pre e këtyre llojeve të abuzimeve nga ana e pushtetit që t’i denoncojnë rastet dhe të mos japin para për një vend pune. Meritokracia nuk duhet paguhet me para, sekserët dhe abuzuesit nuk duhet të kenë vend në institucionet publike. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.