Prizren: Rrënohen disa objekte në Bazhdarhane, reagon Vetëvendosja!

Këto pamje nuk janë nga Ukraina. Janë nga lagjja Bazhdarhane në Prizren, njëra nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Me qëllim të ndërtimit të projekteve biznesore të shefit të kabinetit të Shaqir Totajt, sot është bërë rrënimi i pakontrolluar i objekteve në këtë zonë duke mos i respektuar standardet minimale të sigurisë si dhe procedurat ligjore të parapara për këto raste. Me këtë veprim konsiderojmë se është vënë në rrezik siguria publike!
Lidhur me këtë rast, në muajin korrik është kërcënuar fizikisht dhe fyer rëndë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit XH.GJ. nga shefi i kabinetit te Kryetarit të Komunës, i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj kërkonin të jepej leje ndërtimi një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren apelon qytetarët e Prizrenit që të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në këtë zonë, si dhe i bëjmë thirrje institucioneve relevante të marrin masat e duhura ligjore për t’i vënë në përgjegjësi personat e papërgjegjshëm të përfshirë në këtë rast.