Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë rrëzuar nga shtëpia private në të cilën po punonin.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:40, në rrugën “Afrim Bytyqi” në Prizren.
Viktimat u rrëzuan nga lartësia 1.5 metra.
Njëri nga ta pësoi frakturë në këmbë, ndërkaq tjetri është lënduar në abdomen, nga një armaturë.
“Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit” thuhet në njoftim.
Rasti është nën hetime.
Lexo edhe: