03-12-2024

Prizren: Sa para janë paguar për rrënimin e shtëpisë te Tranziti i Ri, tregon AAK

Dega e AAK-së në Prizren, partneri i deritashëm qeverisës i Shaqir Totajt, është deklaruar rreth mjeteve të paguara për hapjen e rrugës te Transiti i ri në Prizren, para një viti, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kjo është bërë përmes postimit në ‘facebook’:

Tashmë po bëhen pothuajse një vit prej se është liruar rruga e Tranzitit të Ri dhe ky pushtet i qeverisjes Totaj nuk ka arritur të largoj një shtyllë e cila vazhdon t’i rrezikojë qytetarët e komunës së Prizrenit.

🚨Për çudi, propaganda vazhdon duke tentuar të mashtroj qytetarët, herë duke thënë është larguar shtylla, e herë duke thënë kanë filluar punimet.
🤥As njëra e as tjetra nuk është e vërtetë.
💰Për rrënimin e shtëpisë te Tranziti i Ri, është paguar disa qindra mijëra Euro të taksapaguesve të qytetarëve. Tani ndoshta po pritet se kënd ta kompenzojnë për zhvendosjen e shtyllës.
#mashtrues #zhvatës
© AAK-ja në Prizren

 

Lexo edhe:

LVV në Prizren: Shaqir Totaj dështoi sërish, Komunës i teprojnë 7 milion euro

 

Asnjë koment

Comments are closed.