02-05-2024

Prizren: Sekuestrohen 13 automjete të padoganuara

Policia ka sekuestruar 13 automjete të padoganuara të mërkurën në Auto tregun e Prizrenit. Gjatë ditës së sotme, njësiti i policisë së auto-krimeve dhe krimeve ekonomike si dhe ai i kontrabandës së Doganës, kanë ndërmarrë një aksion në tregun e automjeteve në Prizren, për kontrollin e veturave të ç’lajmëruara dhe atyre që nuk i kanë paguar tarifat doganore.

Gjatë këtij kontrolli, janë sekuestruar 13 automjete të ndryshme, ka njoftuar zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj. Zëdhënësi Osmanollaj, tha se automjetet e sekuestruara janë dërguar në Terminalin Doganor të Prizrenit , dhe se do t’i nënshtrohen tarifës së pagesës së Doganës dhe do të shqiptohen gjoba kundërvajtëse për mospagesë me kohë të këtyre automjeteve ndaj pronarëve. Ai tha më tej se aksione të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: 4 kamioneta, 5 vetura, 2 automjete të njohura me emrin pick-up dhe 2 kombibus./tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.