18-05-2024

Prizren: Sekuestrohen 3 pushkë gjysëm automatike

Sot me datë 14.01.2024, rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kan dal për gjueti.
Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë has dhe e kanë ndaluar një automjet, në automjet gjendeshin 3 persona. Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishek.

Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshurit janë liruar me procedur të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.