23-11-2024

Prizren: Sërish protestë para zyrës së KEDS-it nga banorët e disa fshatrave

Banorët e fshatrave Vlashnje, Kobajë, Murademë, Grazhdanik dhe Nashec, edhe sot po protestojnë para zyrave të KEDS-it në Prizren.

Sipas tyre shkaku është mosfurnizimi i rregullt dhe mungesa e energjisë elektrike, ndërsa ata thonë se pagues të rregullt të faturave, raporton Gazeta e Prizrenit.

Te selia e KEDS në Prizren janë edhe pjesëtarë të Policisë.

Një delegacion nga protestuesit është pritur nga zyrtarët e KEDS-it.

Një protestë të ngjashme banorët e kësaj ane e kanë mbajtur edhe dje. /Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.