Dhjetëra qytetarë prizrenas, sot kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës së demokracisë dhe unitetit kombëtar, që organizohet që dy vite pas puçit të dështuar ushtarak për përmbysje të pushtetit në Turqi.
Qe dy vite me rradhë , qytetarë të komunitetit turk në Prizren, po i kujtojnë të vrarët e grushtetit të dështuar në Turqi, i cili shënohet me datën 15 Korrik. Me rastin e “15 korrikut – Ditës së demokracisë dhe unitetit kombëtar”, ambasada turke në Prishtinë dhe konsullata e përgjithshme në Prizren, kanë organizuar Marshin e emëruar ”
Solidariteti i Demokracisë”, i cili organizohet nga viti i kaluar pas iniciativës së disa OJQ-ve, ndërsa në bashkëpunim edhe me institutin Yunus Emre, kanë hapur edhe ekspozitën me fotografi të ngjarjeve që kanë ndodhur në Turqi gjatë puçit ushtarak.
Marshuesit nga lagjja “Shatërvan”, janë ndalur para konsullatës së Republikës së Turqisë. Lidhur me këtë ngjarje, është prononcuar për medie ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Këvëllxhëm Këlleç, e cila ka deklaruar se, dy vite pas përpjekjes për grusht shteti të kryer nga ana e organizatës terroriste FETO më 15 korrik të vitit 2016, Turqia ndodhet në një pozitë në të cilën vazhdon të zhvillojë ekonominë e saj duke forcuar demokracinë dhe institucionet e veta, duke shtuar se , që nga kjo përpjekje për grusht shteti, Turqia është duke e zhvilluar ekonominë e saj në kuadër të masave të marra në bazë të ligjit për të pastruar institucionet nga mbetjet e FETO-s, ka theksuar ambasadorja Këllëç./tvprizreni.com/