19-04-2024

Prizren: Hetimet rreth vetëvrasjes së dy nxënësve në fazën përmbyllëse

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Metush Biraj, ka konfirmuar sot se hetimet rreth rastit të vetëvrasjes  së dy nxënësve të mjekësisë në Prizren,  tashmë ndodhen në fazën përmbyllëse.

Sipas televizionit “Besa”, Prokurori nuk ka preferuar të jap detaje se çfarë ka dalë nga hetimet, që pritet  të hedhin dritë mbi arsyet që çuan vajzat e reja t’i japin fund jetës në këtë formë.

Biraj ka thënë se Prokuroria është në hetime së bashku me policinë,  por pa dhënë  hollësi të tjera me arsyetim se çfarëdo që thuhet mund të dëmtojë procesin hetimor.

Rasti i vetëvrasjes së dy nxënësve të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni”, që pati ndodhur në muajin maj,  kishte tronditur jo vetëm Prizrenin, por edhe më gjerë.

Donjeta Kafexholli dhe një javë më pas edhe shoqja e saj, Alketa Dakaj, i dhanë fund jetës në të njëjtën formë duke kërcyer nga katet e larta të objekteve afaristo-banesore në Prizren./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.