18-05-2024

Prizren: Sherr në trafik, pasagjeri del nga vetura dhe godet me thikë këmbësorin

Në Prizren, sot në mëngjes ka ndodhur një konflikt në trafik. Pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor, raporton Gazeta e Prizrenit

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, që konfimoi rastin për “ Gazeta e Prizrenit” tha se viktima një 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është arrestuar i dyshuari.

Sipas informacioneve i arrestuari është 25 vjeçar.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin I cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin”.

Asnjë koment

Comments are closed.