19-04-2024

Prizren: Shkelet një grua nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha”

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, një grua ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë. Ajo ka ka pranuar tretman mjekësorë. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur pasdite.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësorë.  Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë të rregullt”, njofton përmes raportit të përditshëm Policia e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.