27-04-2024

Prizren: Shoferë kujdes, numër rekord gjobash për kundërvajtje gjatë një dite

Shoferët të cilët vozisin nëpër rrugët e rajonit të Prizrenit, sikur edhe në tërë vendin duhet të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, ndryshe ballafaqohen me gjoba nga ana e policisë që ka shtuar kontrollet nëpër rrugë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

 

Dita e parë e aksionit policor  “Stop aksidenteve” të ndërmarrë ndaj atyre që nuk respektojnë shenjat e trafikut dhe atyre që vozitin nën ndikimin e alkoolit, ka përfunduar me një numë të konsiderushëm të gjobave.

 

Në të shumtën e rasteve, pjesë e statistikave të gjobitjes janë bërë shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë. Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së parë të aksionit janë shqiptuar 250 gjoba ndaj vozitësve, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit

Burime nga policia, konfirmuan se në rrugët e rajonit madje kanë dalë edhe të eprorë të lartë të policisë, në mënyrë që të mos ketë kurrfarë tolerance, ndaj kundërvajtësve në trafik. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.