25-04-2024

Prizren: Shoferi i autobusit nga Shqipëria tentoi ta korruptojë Policin me 5 euro, por e pësoi keq

Një shofer autobusi nga Shqipëria po kalonte sot kufirin për në Kosovë. Ishte ora 10:00 dhe ai u gjet pranë policit kosovar. Kur ia dha dokumentacionin, mes tyre kishte futur 5 euro. Kur polici kosovar i sheh këto para, e pyet shoferin se ‘për çka janë këto’, shoferi ia kthen se ‘për respekt’.

Me gjasë shoferi është mësuar ndryshe me policët nga Shqipëria, pasi një veprim i tillë nuk i ka ecë me policorë të Kosovës.

Sipas burimeve të Reporterit brenda policisë së Kosovës, polici në fjalë ka thirrë mënjherë kolegët e tij dhe prokurorinë në Prizren. Me këtë rast është arrestuar shoferi nga Shqipëria.

Autobusi ishte me udhëtarë, dhe sipas burimeve të Reporterit, shoferi po e bënte këtë me qëllim që të përfundojë kontrollat kufitare më shpejtë.

Është e njohur edhe si legjendë urbane se nepër vendet e rajonit ndodhë kjo praktikë korruptimi nga ana e shoferëve të autobusëve. Ka pasë edhe raste të ndryshme të raportuara, por imagjinoni sa mund të ketë që nuk raportohen.

Asnjë koment

Comments are closed.