Prizren: Policia jep edhe disa detaje për aksidentin me katër të lënduar në hyrje-daljen e autostradës
Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në hyrje-daljen e autostradës në Prizren, pjesa Jug afër fshatit Vlashnje, janë lënduar katër persona.
Në mesin e të lënduarve kanë qenë edhe dy zyrtarë policor, që po ktheheshin nga puna në pikën kufitare në Vërmicë.
Policia sot dha edhe disa detaje të reja se si ka ndodhur aksidenti.
Shoferi që ka shkaktuar aksidentin ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti po vazhdon të mbahet në spital.
Lexo edhe
Prizren: Lëndohen dy zyrtarë policorë dhe dy civil të aksidentin në Vlashnje