18-05-2024

Prizren: Shpallet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave

Prizreni ka shpallur konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në nivel komune, që është hapur nga Drejtoria e Arsimit, raporton Gazeta  e Prizrenit.

Konkursi është shpallur për disa shkolla fillore, si dhe për ato të mesmet e larta që menaxhohen nga DKA,  përfshirë gjimnazin “Gjon Buzuku”, atë “Remzi Ademaj“, Shkollën e Mjekësisë,  si dhe SHMLM “Ymer Prizreni”. Po ashtu konkursi është hapur edhe për drejtor të çerdhes publike në lagjen “11 Marsi “.

Ky, ndërkaq është konkursi i parë më i madh i shpallur nga Komuna, prej se qeverisjen e ka rimarrë PDK në koalicion me subjektet tjera më të vogla.

Për herë të parë,  konkursi ka dalë si paralajmërim për përgatitjen e të interesuarve, meqenëse aplikimi fillon nga data 19.05.2022 deri më datën 26.05.2022 që konsiderohet si dita e fundit dhe mbyllja e konkursit.

Do theksuar se shumica e shkollave janë me ushtrues detyre të drejtorit dhe të zv/drejtorit, disa prej të cilëve për disa herë në shkelje ligji, për shkak të tejkalimit të afatit të paraparë si U.D, më së shumti 6 muaj, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Disa shkolla të tjera ndërkaq, udhëhiqen nga persona të preferuar të ish-qeverisjes së Mytaher Haskukës, të emëruar me zarfe, pa iu nënshtruar kurrfarë konkursi.

Linku i konkursit

https://kk.rks-gov.net/…/2022/04/konkurs-per-drejtor.pdf

Linku i konkursit

https://kk.rks-gov.net/…/26/2022/04/zevendes-drejtor.p

Asnjë koment

Comments are closed.