Prizren: Shpërthimi nga fishekzjarret: Dy të lënduarit janë vëllezër nga Zhuri
Një incident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në Bazhdarhane të Prizrenit, ku si pasojë e një shpërthimi nga mjetet e përdorura piroteknike, dy persona kanë marrë lëndime, teksa janë shkaktuar edhe dëme në disa objekte e automjete të cilat kanë qenë të përfshira afër.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Nexhdet Mrasori, komandant i stacionit policor.
“Po, janë dy të lënduar, njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë, teksa tjetri është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2024/09/Fat-6.jpg?resize=268%2C268&ssl=1)
Mrasori shtoi se janë duke marrë udhëzime nga mjekët dhe pritet në vijim të mësohet më shumë rreth gjendjes së tyre.
Të gjithë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë më zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.