Prizren: Shtatë persona të përfshirë në një përleshje mes vete
Në Prizren, shtatë persona dyshohet se janë përleshur mes vete në rrugën “Transiti i ri Arban”, të mërkurën, ku dyshohet të ketë pasë edhe shkrepje të armës.
Dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se për rastin në fjalë është kontaktuar prokurori i cili ka lëshuar vendimin për tre të dyshuarit për ndalim për 48 orë.
Sipas Policisë, katër persona të tjerë gjenden në arrati.