19-05-2024

Prizren: Shtatë të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar shtatë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë meshkujt, pavarësisht se numri i tyre nuk është shumë më i madh krahasuar me vajzat. Pra janë 4 djem, ndërsa 3 vajza.

Dy nga lindjet janë “cezariane” me operim. Një ditë më parë kanë lindur dhjetë foshnje./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.