19-04-2024

Prizren: S’ka komision vetëm për Lirinë, por ndaj gjithë përfituesve nga “Politikat zhvillimore” të Komunës

Komiteti për Politikë dhe Financa që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal të Prizrenit , në mbledhjen e fundit,  ka propozuar që pika për formimin e komisionit mbikëqyrës për KF “Liria” të ndryshohet në propozim-vendim për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”.

Kjo çështje si pikë e rendit të ditës i është rekomanduar Kuvendit Komunal, në mbledhjen e radhës, që do të mbahet të këtë të enjte,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

KK në mbledhjen e jashtëzakonshme kushtuar “Lirisë”,  në qershor pat propozuar që vendimi për pezullimin e financimit të votohet në mbledhjen e ardhshme të këtij organi,  dhe deri atëherë, të hartohet një vendim i ri, që do ta qartësonte mënyrën e financimit të klubit nga ana e Komunës.

Gjendja në klubin futbollistik “Liria” të Prizrenit,  që ka rënë nga Superliga, përkatësisht mënyra e financimit,  ka qenë temë diskutimi në mes të shefave të grupeve të kuvendarëve të Prizrenit, në takimin e mbajtur me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Por, pas kësaj pasuar reagime./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Komision mbikëqyrës për KF “Liria” të Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.