28-11-2024

Prizren: S’mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit se ka kryer rrëmbimin e një vajze para 20 viteve

Në Gjykatën Themlore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Palla, i dyshuar që ka kryer veprën penale të rrëmbimit në bashkëkryerje.

Shkak për mosmbajtjne e kësaj seance, ishte kërkesa e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Hajrip Krasniqi, që nga prokuroria të pajiset edhe me disa shkresa të tjera, siç janë, kallëzimi penal, atkvendimi për fillimin e hetimeve, aktvendimi për pushimin e hetimeve dhe aktvendimi per zgjerimin e hetimeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Genc Nixha, deklaroi se nëse gjykata konsideron që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar, të njëjtën ta shtyn për një kohë të arsyeshme.

Pas deklarimit të palëve, kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, mori vendim që ky shqyrtim të mos mbahet dhe i njëjti u  caktua të mbahet me 04.02.2021 në ora 13:05.

Ndryshe sipas aktaluzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur me  07 Janar 2001, Naim Palla akuzohet se  rreth orës 20:30 në Prizren, në bashkëkryerje me të pandehurit Ajrush Hamza, Orhan Çakër dhe Deniz Palla – të gjithë nga Prizreni, në marrëveshje paraprake kryejnë rrëmbimin e të dëmtuarës P. K., nga Prizreni.

Tutje në aktakuzë thuhet se  në atë mënyrë që natën kritike para shtëpisë së viktimës në fjalë duke shfrytëzuar edhe momentin kur në lagjen në fjalë nuk ka pasur energji eletrike e rrëmbejnë të njejtën duke e futur në një automjet me ç’rast e dërgojnë në shtëpinë e të pandehurit Ajrush Hamza, e cila gjendet në fshatin Nebrogoshte, Komuna e Prizrenit, e më pas pasi që kontaktojnë me babain e viktimës, O. K., nga i njëjti kërkojnë shumën prej 420.000 DM ( Katërqind e njëzetëmijë marka gjermane ), duke u kërcënuar se do ta rrezikojnë jetën dhe trupin e viktimës, të cilën e mbajnë të ngujuar në shtëpinë e lartpërmendur duke e keqtrajtuar edhe seksualisht, deri me datën 08 Shkurt 2001, ashtu që nëna e viktimës, F. K. sipas kërkesave të të pandehurve, ia dorëzon shumën prej 420.000 DM ( Katërqind e njëzetmijë marka gjermane ) të vendosura në një resiver ngasësit të autobusit, Hamëz Sokoli i cili ka drejtuar autobusin e linjës Prizren – Sofje, ku është konstatuar se në autobusin në fjalë ka qenë si pasagjer i pandehuri Deniz Palla, i cili edhe i ka marrë ta hollat e dorëzuara dhe dhe është arratisur nga territori i Kosovës.

Me këto veprime Naim Palla, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të Rrëmbimit./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.