17-05-2024

Prizren: Sot mbahet turneu memorial i shahut “Astrit Dehari”

Sot në Prizren do të organizohet turneu i dytë memorial i shahut “Astrit Dehari”, që mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës, ndërsa pritet të garojnë rreth 200 shahistë nga vendet e ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe më gjerë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ky është edicioni i dyti i këtij turneu memorial. Gara do të jetë e ndarë në dy grupe, ku në grupin A sipas vlerësim të shahistëve në Federatën Botërore të Shahut (FIDE rating). Për më të mirët e turneut do të ndahen gjithsej 19 shpërblime nga kategori të ndryshme.

Turneu do të mbahet në ShFMU “Abdyl Frashëri”, në lagjen Ortakoll, duke filluar nga ora 11:00. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.