Prizren: Spektakël golash, ja rezultati Liria-Prishtina
Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 14-të në Supeligën e Kosovës në futboll.
Sfida kryesore e ditës së shtunë është zhvilluar në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, mes Lirisë dhe Prishtinës, duel që u mbyll baras 2-2.
Përballja e rivalëve të vjetër, ka prodhuar një ndeshje interesante dhe me katër gola të shënuara.
Prishtinasit në pjesën e parë u treguan ekip më i mirë, duke shënuar dy gola përmes Blesa (3’) dhe Kryeziu (9’).
Ndërkohë, në pjesëlojën e dytë ishte skuadra prizrenase që shfaqi lojë më të mirë, duke barazuar shifrat në 2-2, falë një goli të Stafa (75’) dhe njç goli të Megameno (83’).
Prishtina mbetet në vendin e pestë me 18 pikë, kurse, Liria është e fundit me 9 sosh.
Drita ka marrë pikët e plota në duel me Fushë Kosovën. Besnik Krasniqi (84’), ka realizuar golin e tri pikëve për gjilanasit, të cilët tani kanë 25 pikë në vendin e dytë, katër me pak se lideri i tabelës, Ballkani, e cila ka një ndeshje me pak, derisa Fushë Kosova renditet e nënta me 10 pikë.
Me rezultat minimal ka fituar edhe Llapi ndaj Feronikelit ’74. Hamdi Namani (29’), gjeti golin e fitores për trepikëshin tejet të rëndësishme të llapjanëve.
Pas kësaj fitore, Llapi ka 25 pikë aq sa ka edhe Drita, kurse, Nikli ka 12 pikë në vendin e tetë./rtk
Lexo edhe: