26-04-2024

Prizren: Sqaron djali i viktimës: Vrasja e babës ndodhi nga vëllai i sëmurë psikik, që nuk u trajtua nga shteti

Ngjarja e sotme në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku babai humbi jetën pas therjes me thikë nga djali i tij, ka prekur qytetarët e ndërgjegjshëm jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Familjarët e kanë përshkruar të ndjerin, Faredin Halili 50 vjeçar, si njeri të mirë, familjar dhe zemërgjerë, që madje ishte kujdesur shumë për djalin e sëmurë, prej të cilit edhe humbi jetën.

Por, pas përhapjes së lajmit në portale, rasti u dënua si krim brenda familjes, ndërsa në mungesë të informacionit pati edhe komente fyese.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e djalit të dytë të viktimës, Agan Halilit, i cili përmes një statusi në ‘facebook’ ka sqaruar se nuk bëhej fjalë për kurrfarë zënke në familje, por se dorasi (vëllai i tij) ishte me ç’rregullime psikike, ndërsa për krimin përgjegjësinë ia lë institucioneve shtetërore, të cilat nuk kanë ndërmarrë veprime për trajtimin adekuat të një personi që vuante nga depresioni e skizofrenia.

Sqarimi i tij i plotë:

“Te dashur te aferm, shoqeri, e qytetare te Kosoves. Ndjej detyrim moral te hedh drite e te ju sqaroj drejtesisht mbi nodhine qe preku familjen tone. Familjes sime, babait tim te ndjere, nje njeri qe e njihte nje Prizren i tere me rrethine per zemergjeresine, urtesine e tij, padrejtesisht po i hidhet faji per „pakujdesi“ e „cthurje“ ne familje.

Fillimisht nuk ka qene zenke ne familje, e te ju vije turp atyre qe e nxorren lajmin te tille.

Ai qe kreu krimin, vellau im, eshte i semure psiqik, ka crregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ne ka 10 vite qe e vuajme kete crregullim te tijin. Vellau ka qene ne trajtim disa here ne Prishtine, eshte mjekuar e me pas eshte liruar pa protokoll te qarte nga spitali, pa udhezues te qarte se si duhet te shkoje trajtimi ne vijim. Vellau ka qene i dhunshmem edhe jemi detyruar disa here te conim serish ne Psikiatri ne Prishtine, e shume here te tjera kemi kerkuar ndihmen e policise. Ne e kishim vellaun tone, ne rruge nuk e linim dot, por edhe zgjidhje per kte gjendje jashtezakonisht te veshtire nuk morrem kurre nga shteti.

I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe me shume sepse ai eshte perfshire edhe me shume ne semundjen e vellaut, e ka cuar ai vet ne spital e polici, i ka dhene ai ilacet me force, e ka nxjerr ai me shpesh se te gjithe per kafe qe t‘a kthente ne normalitet.

Duke pare gjendjen e renduar te vellaut ne kemi lajmeruar policine e Prizrenit para 3 ditesh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane qortuar me fjale si mund te cortosh nje 2 vjecar edhe kane ikur.

Pergjegjesia per kte perfundim tragjik i takon vetem institucioneve te Kosoves qe jane pergjegjese per te tilla probleme”.

Asnjë koment

Comments are closed.