24-11-2024

Prizren: S’respekton “arrestin shtëpiak” dhe kanos familjarët që e lajmëruan në polici

Një person është arrestuar një Prizren për veprën penale “Kanosje dhe thyerje e Masës së arrestit shtëpiak”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, ai kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kanosë tre familjarët e tij, për shkak se ata e kishin lajmëruar në polici.

“I dyshuari kishte qenë nën masën e arrestit shtëpiak dhe i njëjti me vendim të gjyqtarit është ndaluar në mbajtje deri në ndonjë vendim tjetër që do ta marr gjykata”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Derisa për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.