20-05-2024

Një 18 vjeçar gjendet pa shenja jete, në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jetë në fshatin Medvec të Prizrenit.

Policia ka bërë të ditur në raportin 24 orësh, se bëhet fjalë për një 18 vjeçar, trupi i të cilit dje është dërguar për obduksion.

Viktima s’kishte shenja dhune, ndërsa policia e ka vlerësuar si vdekje e dyshimtë.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk duket se ka shenja dhune”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq,  në një postim të bërë në faqen “Fshati Medvec” njoftohet për vdekjen e të riut, me emrin Albert.

“O Zot i madh ç’na dëgjuan veshët, çfarë fatkeqësie. Alberti më i miri, më i urti, më i sjellshmi, IKU nga kjo botë ,ende pa i mbushur të 20-at ! iku kaq papritur,duke lënë dhimbje dhe pikëllim të madhe. Sot, jo vetem familjaret, por i tërë Medveci, humbi një djal shembullor , nxënës i mirë ,dhe sherbyes i të mirës, të keti lokaliteti” është shkruar në facebook./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.