10-12-2024

Prizren: Sulmohet një person dhe ia marrin portofolin me para

Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në Prizren, kur është sulmuar një person, që ka deklaruar se forcërisht nga xhepi i kanë marrë para,

Rasti ka ndodhur dje pasdite në rrugën e “Zares”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, viktima mashkull K/Boshnjak, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, të cilët nga xhepi ia kanë marrë portofolin me 50€ kesh para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dystuarit mashkull K/Ashkali është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.