Një person është arrestuar për dhunë në familje në Prizren.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur edhe një thikë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raporti nga PK:
Prizren 26.04.2023, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.