Prizren: Suspendohet zyrtari i Policisë, u zu duke bërë seks në motel
Është suspenduar polici që është zënë gjatë detyrës zyrtare duke bërë seks në një motel në Prizren.
Rastin në fjalë për GazetaBlic, e ka konfirmuar edhe vetë Inspektorati i Policisë së Kosovës.
IKP-ja në një përgjigje thonë se kanë kontaktuar prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve, rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës për shkelje disiplinore.
“Bazuar në kërkesën tuaj si në vijim do të gjeni përgjigjen nga Inspektorati Policor i Kosovës:Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar mbrëmë në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast.”
“Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve të veprës penale rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës me dyshimin për shkelje disiplinore që bien ndesh me Kodin e Etikës të Policisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për disiplinë.”
“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Drejtori Rajonal i PK-së për rajonin e Prizrenit”, thonë nga IKP-ja.
GazetaBlic ka raportuar gjatë ditës së sotme ekskluzivisht lidhur me këtë rast, derisa burimet tona thonë se bëjnë të ditur se në momentin kur zyrtari policor kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale, kishte qenë në detyrë zyrtare, madje edhe me uniformë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 të pasditës. Inspektoriati e ka suspenduar zyrtarin policor për këtë gjest, teksa priten të merren vendime të tjera ndaj tij.