23-11-2024

Prizren: Takim mes drejtuesve të Policisë, Departamentit për Operativë të SHKK dhe Qendrës së Paraburgimit

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, sot priti në takim Besar Gashin Drejtor i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë si dhe Aqif Ilazin u.d. Drejtor i Qendrës se Paraburgimit ne Prizren.

Referuar njoftimit, Alija i ka falënderuar drejtoret nga SHKK-ës për vizitën dhe bashkëpunimin, si dhe i njoftoi për situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit, të cilën e ka vlerësuar të qetë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe tema tjera që ndërlidhen me sigurinë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Policisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Të dy palët u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojnë në sigurisë e përgjithshme të rajonit tonë. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.