24-11-2024

Prizren: Teatri i qytetit shfaqi premierën “Roberto Zucco”

Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, ka shfaqur premieren “Roberto Zucco” të Bernard Marie Koltes, në regjinë e Qendrim Rijanit.

Succo ishte një vrasës serial italian, i cili kreu disa vrasje dhe krime të tjera të dhunshme kryesisht në Itali dhe Francë në vitet 1980.

 

Regjisori Rijani, tha se në paraqitjen skenike është munduar t‘i qëndrojë besnik autorit dhe të vërtetave ashtu edhe siç paraqiten në vepër.

 

Karakteristikë e shfaqjes ishte se 26 personazhe janë interpretuar nga 11 aktorë. Perveç personazhit kryesor, një aktor ka luajtu deri në 4 role, pra aktorët brenda shfaqjes kanë ndyshuar nga njeri tek tjetri karakter.

 

Drejtori i Teatrit, Fetha Paçarizi, ka thënë se përgatitjet për premierëm kanë zgjatur gati 2 muaj, me një orar të gjatë të provave. Disa nga rolet kryesore i aktruan: Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Fetah Pacarizi, Aurita Agushaj etj. Skenografinë e shfaqjes e ka bërë Petrit Bakalli.

Asnjë koment

Comments are closed.