03-12-2024

Jubiletë e poetit

Poeti dhe gazetari prizrenas, Qazim Thaçi, mbushi 60 vjet, prej të cilave 40 veprimtari krijuese. Që  nga bankat e shkollës fillore ka nisur thurjen e vargut. Si nxënës i gjimanzit anëtarësohet në Klubin letrar “Fan S. Noli” të Prizrenit.

 

Poezitë e tij janë botuar vazhdimisht në peroidikun e kohës. Gjithashtu edhe në antologjitë  “Në rrjedhën e Drinit”, “Pranvera poetike në Vrri”, “Metafora”, si dhe përmbledhjet letrare të Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren.

 

Një numër i shkrimeve, përfshirë shumë poezi dhe krijimet artistike iu dogjën bashkë me librat e shumta të bibliotekës personale, gjatë kohës së luftës në shtëpinë e tij.

 

Në vitin 2015 botoi librin me poezi “A mund të dilet në vetja”.  Për krijimet e tij artistike, në vitin 2015 Kuvendi Komunal i Prizrenit ia ndau çmimin “Krijuesi më i mirë letrar në vitin 2015”. Është pjesëmarrës i rregullt i manifestimeve letrare që mbahen në Prizren, por në ato që mbahen në shtetet fqinje.

 

 

Autori Gëzim Ajgeraj në vitin 2016, e botoi monografinë “ Publicistika në luftë e në paqe dhe arti poetik i Qazim Thaçit”. Në këtë libër aautori e ka vlerësuar lartë krijimtarinë letrare dhe publicistike të tij. “Nëpër vargjet e Qazim Thaçit i gjejmë heronjtë,  ata që flijuan për dritën e të sotmës, por edhe ata të sotmes që ranë në altarin e lirisë. Pra, këto janë notat e simbolikave që autori padashur ta ngarkojë me tema të zgjeruara, na jep shenjat e simbolikave si iedal dhe vizion që shpirtërisht përkon me përkushtimin e tij ndaj atdheut”, ka shkruar Ajgeraj.

 

Poeti nga Shqipëria, Besim Cengu duke vlerësuar krijimet e Qazim Thaçit, shpreht se “të jesh edhe kronikan i përpjekjeve titanike për mbijetesë dhe përjetues emocional  nëpërmjet fjalës artistike i Ndryshimit të madh të popullit shqiptar në kapërcyellin e shekujve është privilegj i madh”.

 

Gjatë periudhës së luftës në fundit në Kosovë, raportoi për disa mediume.  Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dekoruar me “Medalje Presidenciale”.

 

Nga viti 1989, njëkohësisht ushtron edhe profesionin e gazetarit në mediume të ndryshme shqiptare. Aktualusht është kryeredaktor i RTV Besa dhe korrespondent shumëvjevar i gazetës “Kosova sot”.

Asnjë koment

Comments are closed.