Prizren: Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet dhe Policia ia heq dy pikë
Njësiti policor i Stacionit Policor ne Prizren, ka hasur në kundërvajtës në trafik i cili me veprimet e tije ka renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, njoftoi Policia.
Në ketë rast kundërvajtësi ka tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj këtij kundërvajtësi ju është shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe numrat kontaktues:192 dhe 112.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. /Gazeta e Prizrenit