27-07-2024

Prizren: Tentimvrasje sikur në skena filmash

Një rast i tentimvrasjes së një personi ka ndodhur në Prizren.

Nga ajo që është raportuar rasti ngjan me skenat filmash, kur nga veturat qëllohet caku, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 20:00, në rrugën “William Voker”, 13.03.2020-20:15.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar  është qëlluar me armë zjarri nga person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje”, thuhet në raportin e Policisë.

Nuk njoftohet për identitetin e viktimës.

Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit,  për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa rasti është duke u hetuar./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.