Prizren: Tre persona e bëjnë për spital një të mitur
Një i mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore në Prizren pasi është sulmuar fizikisht nga tre persona.
Sipas policisë, të dyshuar janë një baba me dy djemtë e tij, njëri nga të cilët është po ashtu i mitur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Mbretëreshë”, mbrëmë pas mesnate.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” njofton policia.