09-05-2024

Prizren: Tri ditët e fundit më pak lindje

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 19 raste të lindjeve.

Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe pothuajse është i barabartë, ndërsa është vetëm një djalë më shumë se numri i vajzave që është nëntë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Referuar shënimeve zyrtare del se krahasuar me ditët tjera, numri i lindjeve është më i ultë, pasi kohët e fundit shpesh ka ndodhur që vetëm brenda një dite të ketë 19 lindje, aq është numri i pergjithshëm i tyre për tri ditë.

Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë shtatë.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.