Në Prizren janë raportuar dy raste të ndryshme të lëndimit të rëndë truporë, në të cilat kanë pësuar tre persona, raporton “GazetaePrizrenit.net”.
Në rastin e parë, policia ka njoftuar se dy viktima meshkuj K/Shqiptar, kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga person-a të panjohur, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Në rastin e dytë, raportohet se viktima mashkull K/Boshnjak, ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K/Boshnjak.
Sipas policisë, për të dyja rastet është njoftuar prokurori ndërsa dhe kanë filluar hetuar. /GazetaePrizrenit.net/