25-04-2024

Prizren: Vazhon seanca me procedurën e provave në rastin ku e akuzuar është zyrtarja ligjore e MMPH

Ka vazhduar seanca me procedurën e provave ku e akuzuar për korrupsion është zyrtarja ligjore e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Hadije Kasumi, e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren.

Në seancën e së hënës, prokurori Mehdi Sefa i dorëzoi trupit gjykues dhe avokatëve mbrojtës Hazër Susuri dhe Ahmet Gjinovci, dosjen e Drejtorisë për urbanizëm dhe planifikim hapësinor, dhe atë konkluzionin, të datës 30 mars 2017, çertifikatën pronësore për parcelën kadastrale, po ashtu edhe formularin për kërkesë apo ankesë të 27 shkurtit të vitit 2017, si dhe kërkesën nga Driton Morina e cila ishte pa datë, fletëdorzimi numër , ku thuhet në konstatim të dorëzuesit se “pala nuk mundet të gjendet në këtë adresë”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Sefa po ashtu dorëzoi edhe skicën e vendit të ngjarjes si dhe procesverbalin mbi konstatimin e gjendjes faktike në teren të prillit të vitit 2017.

Pas këtyre, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi mori aktvendim për aprovimin dhe shiqimin komplet të dosjes së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor.

Mbrojtësi i të akuzuarës Hadije Kasumi, avokati Hazër Susuri deklaroi se ka vërejtje për provat e cekura më lartë.

Ai ta se “Në listën poseduese, çertifikatën e pronësisë për njësinë kadastrale me konstatim se Driton Morina – i dëmtuari është bashkë posedues i ngastrës kadastrale në të cilën e ka ngritur objektin e rrënuar e që figuron në faqen dy të çertifikatës së pronësisë”.

“Sa i përket fletëdorzimit të konkluzionit me numër , pa datë të marrjes dhe datë të konkluzionit, theksoj se vërejtja është dashur të përcaktohet në rubrikën 4, e jo në shpinë të fletëdorzimit”, ka deklaruar avokati Susuri.

Po ashtu, avokati Susuri tha se fletëdorzimin është dashur ta bëj dorëzuaesi e jo bashkëpuntori profesional.

“Fletëdorzimin e dorëzon korijeri-fletëdorëzuesi, e jo bashkëpuntori profesional i cili nuk është i autorizuar për dorëzime dhe se është e kundërligjshme me keqpërdorimin e pozitës të bashkëpuntorit profesional dhe në këtë konstatohet se fare nuk është tentur për tu gjetur adresa e të dëmtuarit si dhe nuk është respektuar procedura administrative për fletëdorëzimin përkatës”, theksoi avokati Susuri.

Në këto rrethana, prokurori Sefa deklaroi se me qëllim të plotësimit të procedurës së provave, sërish propozoi që të administrohen si provë libri i dorëzimit intern nga i cili vërtetohen konkluzionet.

Kryetarja e trupit gjykues, njoftoi se gjykata do të kërkoi nga Kuvendi Komunal i Drejtorisë për urbanizëm dhe planifikim hapësinor që nga libri intern të fotokopjoi dhe vërtetoi me vulë se kopja a përgjigjet me origjinalitetin, si dhe datat se ku janë dorëzuar konkluzionet.

Seanca e sotme u ndërpre, e njëjta u caktua për 25 janar 2021, në ora 10:00.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 4 dhjetor 2019, Hadije Kasumi akuzohet se gjatë vitit 2018, në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtare ligjore në MMPH, në Prishtinë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të saj me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara më 29 mars 2018, merr vendim me të cilin shfuqizon aktvendimin e datës 21 mars 2018 të Drejtorisë për Inspeksion të Ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, me ç’rast gjatë vendosjes në shkallë të dytë, me ankesë të palës nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, nuk kërkon shkresat dhe dokumentacionin e vendosjes në shkallë të parë lidhur me mosdhënie të lejes për ndërtim qytetarit Luan Morina, me ç’rast  kishte për të ardhur në përfundim  se  në çështjen konkrete nuk ka pasur heshtje administrative rreth kërkesës për leje-ndërtim siç pretendon Morina, në padinë e kompensimit të dëmit lidhur me rrënimin e objektit.

Sipas aktakuzës, pasi Komuna e Prizrenit -Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, më 30 gusht 2017, ka hudhur kërkesën për leje ndërtimore, e pandehura me marrjen e një vendimi në shkallë të dytë e aprovon ankesën e Luan Morinës dhe e kthen çështjen në rishqyrtim, duke u bazuar vetëm në shkresat e palës, e cila ka parashtruar ankesë, dhe kështu i mundëson Morinës, në kontestin civil të kërkojë kompensimin e dëmit në shumë prej 70.000 euro për rrënim të objektit, duke dëmtuar për këtë shumë Komunën e Prizrenit. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.